Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit të Prokurimeve (kategoria ekzekutive, III-b) në Drejtorinë e Shërbimeve Administrative, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, është:
1. Armand Dervishi,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 21.03.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 10 dhe pika 11, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës për lëvizje paralele, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Përgatitjes Dokumentacionit dhe Përfaqësimit në Gjykatë, (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
1. Kristi Petrela
– Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 10.03.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.