Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

 

1. Eneda Ajdari,

 

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 11.01.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Në të njëjtën ditë, më datë 11.01.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.R