Këshilli i Lartë Gjyqësor , Rezultatet e verifikimit paraprak

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, sipas procedurës së lëvizjes paralele, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:

– Afërdita Deda,

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 17.11.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.