Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 5 dhe pika 6, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve (kategoria ekzekutive, III-b), Drejtoria e  Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

 

– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:

  1. Anjeza Bardulla,

 

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 25.05.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.