KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM-së nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

– Henri Hatillari,

 

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 24.02.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, do të zhvillohet më datë 24.02.2022, ora 14.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.