INSTITUTI I STATISTIKAVE, VERIFKIM PARAPRAK

Instituti i Statistikave në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të pikës 4, të kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas
përfundimit të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të
veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Specialist, Sektori i Gjeoinformacionit dhe Regjistrit Statistikor të Ndërtesave dhe Banesave, Drejtoria e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale–
    Klasa e pagës IV-2.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

1. Artur Dervishi
2. Etleva Mucollari

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 18.09.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 24.09.2025, ora 13:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të pikës 24,
të kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Përgjegjës i Sektorit të Çmimeve (Bujqësi, Industri, Shërbime), Drejtoria e Statistikave Sektoriale, kategoria III-1.Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

1. Jesmina Shahini

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.09.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.09.2025, ora 13:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të pikës 24,
të kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Web dhe Dizajnit, Drejtoria e Komunikimit dhe Publikimeve, kategoria III-1.

Kandidati i kualifikuar ( sipas rendit alfabetik) për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

1. Dorina Rizvanolli
2. Enkelejd Avdyli

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.09.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.09.2025, ora 13:30 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë