INSTITUTI I STATISTIKAVE, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III,
të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave shpall
procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Instituti i Statistikave – kategoria II-2
  • Drejtor i Drejtorisë së Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale, Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave,
    Instituti i Statistikave – kategoria II-1
  • Drejtor i Drejtorisë së Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Prodhimit Statistikor, Instituti i Statistikave – kategoria II-1

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të
kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar,
Instituti i Statistikave shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

  • Specialist Protokollist në Sektorin e Shërbimeve, në Drejtorinë e Financës, Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, Instituti i Statistikave – kategoria: IV-2.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: kodi 246_specialist protokollist, IV-2.docx kodi 245_drejtor ne drejtorine e gjeoinformacionit, mbledhjes se te dhenave dhe statistikave rajonale, II-1.docx kodi 243_Drejtor ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, II-2..docx kodi 244_drejtor ne drejtorine e statistikave te bujqesise dhe mejdisit, II-1