INSTITUTI I STATISTIKAVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut III, të
Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave, në përfundim
të proçedurës së ngritjes në detyrë njofton se kandidati fitues është:

  • Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit të Bazës së të Dhënave dhe Aksesit në Mikrodata,
    në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit
    – Vanesa Çelaj – 74.8 pike
  • Përgjegjës në Sektorin e Statistikave të Konsumit të Familjeve, në Drejtorinë e
    Statistikave Sociale. – Eriona Dhamo – 84.2 pike
  • Përgjegjës në Sektorin e Statistikave të Popullsisë, në Drejtorinë e Statistikave Sociale, Indrit Mustafa – 73.8 pike

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të
kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të
verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të
veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Instituti i Statistikave, ju njoftojnë se për
pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Tregtisë së Jashtme në Drejtorinë e Statistikave Sektoriale, klasa
    e pagës IV-1.
    Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit