Në mbështetje të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 4233/1, datë 25.11.2022 për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar dhe Burimeve Njerëzore, në Institucionin e Presidentit të Republikës”.
Njësia përgjegjëse, mbas verifikimit paraprak të kandidaturave dhe përfundimit të afatit të ankimit, njofton se:
Zonja Alba Gega, plotëson kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e lartpërmendur.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit, për testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 29.12.2022, ora 14.00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës.