INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 362, datë 28.01.2022, Specialist Stenograf – Redaktor”, pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Protokollin, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median”, njësia përgjegjëse njofton se kandidati:

  • Zonja Kristi Petrela, do të vazhdojë konkurrimin për lëvizjen paralele, për nivelin ekzekutiv për vendin vakant Specialist për Shtetësinë dhe Faljet.

Kandidatja do të vlerësohet nga Komisioni i Brendshëm për Lëvizjen Paralele, në Nivelin Ekzekutiv, për dokumentacionin e dorëzuar, dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 14.02.2022, ora 11:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit, duke respektuar protokollet përkatëse të sigurisë, të nxjerra nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.