Në mbështetje të nenit 25 “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive” të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Specialist” për Marrëdhëniet me Publikun në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive.
Konkurrimi për vendin vakant “Specialist” për Marrëdhëniet me Publikun në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2, do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së TIK”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetësive dhe TIK, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.
Konkurrimi për vendin vakant “Drejtor i Drejtorisë së TIK”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetësive dhe TIK, klasa e pagës II-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.
Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv Protokollit”, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.
Konkurrimi për vendin vakant “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv Protokollit”, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.
Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Koordinimit me Institucionet”, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.
Konkurrimi për vendin vakant “Përgjegjës në Sektorin e Koordinimit me Institucionet”, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.
Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale”, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.
Konkurrimi për vendin vakant “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale”, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.