Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 2968//1, datë 27.09.2021 Specialist Stenograf – Redaktor”, pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Protokollin, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median”, njësia përgjegjëse njofton se kandidati:
- Zonja Hysnije Kryemadhi, do të vazhdojë konkurrimin për vendin vakant.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, për dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë