Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 për “Nëpunësin Civil” i ndryshuar, të pikës 14, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, në vijim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
“Specialist Montazhier”, në Sektorin e Komunikimit Digjital, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun
Kandidati fitues shpallet:
– Zoti Rei Bengu, me 80 pikë.