Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se:
Në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend të lirë pune, për pozicionin, “Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të shpallur më datë 12.12.2022, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.