INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 1384 prot.., datë 19.04.2022, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit Juridik”, pranë Drejtorisë Juridike, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës, njësia përgjegjëse, mbas dhe verifikimit paraprak të kandidaturave për ngritjen në detyrë dhe përfundimit të afatit të ankimit njofton se:

Zoti Dritan Lila plotëson kushtet dhe kriteret e veçanta të shpallura për procedurën e ngritjes në detyrë, për të vazhduar më tej  konkurrimin për plotësimin e vendit vakant, Përgjegjës i Sektorit Juridik.

Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë (KPND), për   dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 18.05.2022, ora 12:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 1235 prot.., datë 05.04.2022, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Përpunimit të Informacionit”, pranë Drejtorisë Juridike, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës, njësia përgjegjëse, mbas përfundimit të afatit të ankimit, dhe verifikimit paraprak të kandidaturave për ngritjen në detyrë, njofton se:

  • Zonja Sindi Xhuglini plotëson kushtet dhe kriteret e veçanta të shpallura për procedurën e ngritjes në detyrë, për të vazhduar më tej konkurrimin për plotësimin e vendit vakant, Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Përpunimit të Informacionit.

Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë (KPND), për   dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 18.05.2022, ora 11:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit.