INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “ Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, në përfundim të procedurës së konkurrimit dhe përfundimit të afateve të ankimit, ju njofton se, për pozicionin:

 

  • Specialist për Arkivin dhe Sigurinë, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Arkiv – Protokollit, në Drejtorinë Juridike, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore, në Institucionin e Presidentit të Republikës, kategoria e pagës III-b,

 

Kandidat fitues shpallet:

 

  • Jeta Dashi
  • Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 363 prot.., datë 28.01.2022, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Dekorimeve dhe Bibliotekës”, pranë Drejtorisë së Shtetësive, Faljeve dhe Dekorimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës njofton:

    Në përfundim të procedurës së Ngritjes në Detyrë, për pozicionin, Përgjegjës i Sektorit të Dekorimeve dhe Bibliotekës”, pranë Drejtorisë së Shtetësive, Faljeve dhe Dekorimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës, u shpall fitues kandidati:

     

    • Zonja Qerime Guri