Në zbatim të pikës 6, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 13, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Prokurimeve”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurim.