Në mbështetje dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 11, të kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se procedura e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve”,
Mbyllet për shkak të mungesës së kandidaturave për konkurim.