INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, Verifikim Paraprak

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu V– “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25,“Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve  të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat  e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”, për 2 (dy) vende të lira pune të kategorisë së nëpunësit civil në kategorinë e nëpunësve  civilë të kategorisë ekzekutive, në pozicionin Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, si më poshtë:

 

  1. Adela Gërdeci
  2. Liridona Hoxha

 

Konkurrimi-testimi me shkrim do zhvillohet më datë 14.6.2022, në orën 10:00 në mjediset e ILDKPKI. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën 15.6.2022.

 

Për sqarime mund të kontaktoni pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR NJOFTIM DT.30.5.2022