Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Levizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në Detyrë”, për 1 (një) vend të lirë pune të nivelit të ulët drejtues në pozicionin “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Administrimit të IT” si më poshtë;
- Anjeza Çeloaliaj
Konkurrimi – testimi me shkrim, do të zhvillohet ditën e premte, datë 29.10.2021, në orën 10.00, në mjediset e ILDKPKI.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën.1.11.2021.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.