Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015,” Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në detyrë”, për 1(një) vend të lirë pune në kategorinë e nëpunësve civilë të ulët drejtues, në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Administrimit Financë Buxhet” në ILDKPKI si më poshtë;
1. Brunilda Paja
Konkurrimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 15.3.2024, në mjediset e ILDKPKI, në orën 11.00. lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën 19.3.2024.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.