Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VI – “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së”, i ndryshuar. Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Konkurrim i Hapur”, për 2 (dy) vende të lira pune të kategorisë së nëpunësit civilë të lartë drejtues, në pozicionin “ Inspektor ” pranë ILDKPKI, si më poshtë;
- Aldona Luari
- Mirela Gega
Konkurrimi-testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 17.11.2021, në orën 10.00, në mjediset e ILDKPKI.
Njoftimi me listën e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të ILDKPKI dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.