INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në procedurën Pranimi në shërbimin civil” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës, në ILDKPKI, si më poshtë: Ersian Brari

Konkurrimi – testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 25.9.2024, në orën 13:00, në ambientet e ILDKPKI. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën 27.9.2024.

Për sqarime, mund të kontaktoni pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.