INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Tekonologjisë dhe Informacionit”, në ILDKPKI njofton se:

Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune, të nivelit të mesëm drejtues, në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Tekonologjisë dhe Informacionit” në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.

Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.

Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në Detyre

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR:  2. Njoftimi L Paralele Drejtor IT 21.2.2024    2.1 Njoftim Levizja Paralele Dr.IT 21.2.2024