Bazuar në shkresën nr. 1026 Prot, datë 25.10.2021 “Kërkesë për vende të lira pune“ në zbatim të nenit 25 të Ligjit Nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II-“Lëvizja paralele”; të VKM me Nr. 242, datë 18.03.2015,“ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” , Ju njoftojmë se:
Njësia Përgjegjëse e Ngarkuar pranë Entit Rregullator te Energjisë në zbatim të pikës 10, gërma a “Konkurimi për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtues”, njofton se:
- Nuk është paraqitur asnjë aplikant për pozicionet si me poshtë:
- Drejtor në Drejtorinë e “ Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve ”
- Drejtor në Drejtorinë e “Mbrojtjes së Konsumatorit, Performancës dhe Standarteve”
- Me përfundimin e kësaj procedure do të fillojë procedura e konkurimit për:
- Ngritje në Detyrë, sipas “Kërkesës për publikim shpallje për nëpunës civil, lëvizje paralele dhe për ngritjen në detyrë”, kreu III të VKM –së nr. 242, datë 18.03.2015, për pozicionet e sipërcituara.