Bazuar në shkresën nr. 1081 Prot, datë 16.11.2021 “Kërkesë për vende të lira pune“ në zbatim të nenit 25 të Ligjit Nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II-“Lëvizja paralele”; të VKM me Nr. 242, datë 18.03.2015,“ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” .
Njësia Përgjegjëse e Ngarkuar pranë Entit Rregullator te Energjisë njofton se :“Konkurimi për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese”, njofton se:
- Nuk është paraqitur asnjë aplikant për pozicionet si me poshtë:
- Përgjegjës Sektori i strukturës së Tarifave dhe Analizës së Çmimeve në Drejtorinë e Tarifave dhe Çmimeve
- Përgjegjës Sektori i Kontrollit të kostove dhe Llogarive për Aktivitetin e të Liçensuarve në Drejtorinë e Tarifave dhe Çmimeve
- Përgjegjës Sektori i Monitorimit të Tregut në Drejtorinë e Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve
- Përgjegjës Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve
- Me përfundimin e kësaj procedure do të fillojë procedura e konkurimit për:
- Pranimin nga jashtë sherbimit civil, sipas “Kërkesës për publikim shpallje për nëpunës civil, lëvizje paralele dhe për ngritjen në detyrë”, në zbatim të nenit 26, pika 4 të Ligjit Nr. 152/2013“Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kreu III të VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015, për pozicionet e sipërcituara.