BASHKIA VAU DEJËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, pika 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionin:

 

 

 

· 3 (Tre) Specialistë në Sektorin e Asistencës Ligjore, Kontratave dhe Çështjeve Gjyqësore

 

 

 

Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues.

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, pika 2 e Vendimit nr 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, njofton se për pozicionet:

 

· “Specialist në Sektorin e Asistencës Ligjore, Kontratave dhe Çështjeve Gjyqësore”

 

Kualifikohet për fazën e dytë të konkurimit për pranimin në shërbimin civil:

Znj. Barbara Haxhari

 

a. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27.11.2023, ora 10:00 pranë Bashkisë Vau Dejës.

b. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.11.2023, ora 13:00 pranë Bashkisë Vau Dejës