Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe kreut VII, pika 7 e Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicioninet:
- “Specialist në Sektorin e Fuqizimit Ekonomik”
- “Specialist në Sektorin e Shërbimit Social”
- “Inspektor në Sektorin e Arsimit, Rinisë, Sportit dhe Shëndetësisë”
- “Specialist në Sektorin e Integrimit Evropian”
- “Specialist në Sektorin e Auditit të Brendshëm”
- “Specialist në Sektorin e Informimit Publik, Medias dhe IT”.
Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues.