Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut II, pika 11 e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionet:
- Drejtor i Drejtorisë Ekonomike
- Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arsimit, Rinisë, Sportit dhe Shëndetësisë
Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë e mesme drejtuese pa konkurentë dhe pa fitues.
Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, pika 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionet:
2(dy) Specialistë në Sektorin e Mbrojtjes dhe Inspektimit të Pyjeve dhe Kullotave
Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues.