BASHKIA TIRANË, AGJENCIA E SHËRBIMEVE FUNERALE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.470, datë 06.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

 

  • Shofer

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

  • Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

  • Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

  • Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin Shofer është:

 

  1. Hamit Çifliku

 

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 02 Shkurt 2022, ora 09.00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.