BASHKIA SHKODËR- VERFIKIME PARAPRAKE

Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të kreut kreu III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;

Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, për ngritje në detyrë dhe ngritje në detyrë me pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionin:

 

– 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Planit të Përgjithshëm dhe Planeve të detajuara Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit-kategoria III-2

Nuk ka kandidat të kualifikuar.

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;

Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

– Kandidaët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të vlerësimit (testimi me shkrim) janë si më poshtë, sipas pozicioneve:

 

– -1 (një) Specialist (Inxhinier Ndërtimi Strukturist), Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit-kategoria e pagës IV-3

1.Aron Ara

 

– 1 (një) Specialist (Inxhinier Hidroteknik/ Elektrik), Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të Territorit -kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

 

– 2 (dy) Specialist (Inxhinier Ndërtimi, Strukturist, Preventivues), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit-kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 21.07.2025, ora 11: 00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.

Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti