BASHKIA SHIJAK, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në bashkinë Shijak  në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:

Lloji i diplomës “Agronomi”  niveli minimal i diplomës “Bachelor” (Specialist)

 

  1. Florian Kasa

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e bashkisë Shijak,   në datën 19.01.2022 ora 13:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Shijak,  në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

 

Lloji i diplomës “Ekonomi” niveli minimal i diplomës “Bachelor” (Specialist) 

Për sa më sipër njoftojmë anulimin e  procedurës së  pranimit në shërbimin civil.