BASHKIA PUKË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, VKM nr.108, datë 26.02.2014 “Për Planin Vjetor të Pranimit në Shërbimin Civil”; Vendimit nr. 13, datë 23.12.2024 të kryetarit të Bashkisë Pukë “Për miratimin e organigramës dhe strukturës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara për vitin 2025”, VKB nr. 05, datë 25.02.2025, ‘Për miratimin e Nivelit të Pagave të Administratës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të Deleguara për vitin 2025”, Vendimit nr.12, datë 25.07.2025 “Për Miratimin e Planit Vjetor të Panimit në Shërbimin Civil për vitin 2025 në Bashkinë Pukë’, Vendimit nr. 13, datë 25.07.2025 ‘Për shpalljen e vendeve të lira në adminstratën e Bashkisë Pukë”, Bashkia Pukë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

  • 1 (një) “Specialist i pagave dhe arkës”- Sektori i Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3
  • 1 (Një) “Specialist i Inventarizimit, Normave të Konsumit dhe monitorimit të kontratave” – Sektori i Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3
  • 1 “Specialist për Emergjencat Civile”- Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Sherbimeve Publike dhe Emergjencave Civile, kategoria e pagës IV-3
  • 2 “Specialistë IT”- Sektori i dhe Komunikimeve Publike, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV-3

 

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per specialistë IT Shpallje per specialist i emergjencave civile final Shpallje per specialist i inventarizimit Shpallje per specialist i pagave dhe arkës