BASHKIA PRRENJAS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 32 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut III,VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr. 388, datë 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, të Vendimit nr. 18, datë 27.02.2025 të Këshillit Bashkiak “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil të Bashkisë Prrenjas për vitin 2025”, Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 195, datë 27.05.2025 “Për nisjen e procedurave të shpalljes së vendeve vakante në Bashkinë Prrenjas për vitin 2025 në zbatim të planit vjetor të pranimit në shërbimin civil” shpall procedurat e plotësimit të vendit të lirë në kategorinë e lartë drejtuese për pozicionin:

  • Sekretar i Pergjithshem/Kategoria e pages I-5

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III të VKM nr Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Prrenjas shpall procedurat e plotësimit të vendit të lirë në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e IT-së dhe Performancës, Drejtoria e Integrimit Europian, Projekteve dhe Performancës/Kategoria e III, Klasa 2.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III të VKM nr Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Prrenjas shpall procedurat e plotësimit të vendit të lirë në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit, Hartimit dhe Implementimit të Projekteve, Drejtoria e Planifikimit,Kontrollit të Territorit dhe e Pronës/Kategoria e III, Klasa 2.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje- pergjegjes urbanistika sektori i planifikimit akpa shpallje- pergjegjes sektori i it dhe performace akpa 1. shpallje-sekretar i pergjithshem B PRRENJAS akpa