BASHKIA POGRADEC, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se:

 

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë :

 

1 ( një ) pozicion- Sekretar i përgjithshëm, Bashkia Pogradec, Kategoria e pagës I-b

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këto proçedura nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për pranimin në shërbimin civil. në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë :

 

1 (Një) Pozicion – Specialist Finance, Sektori i Buxhetit dhe Kontabilitetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b.

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec njofton se :

 

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë :

 

2 (dy) pozicione – Specialist për supervizim shërbimesh, pranë Sektorit të Transporteve & Supervizimit të Shërbimeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës IV-a.