Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Njofton se :
1 (Një) Pozicion –Përgjegjës, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse , Kategoria e pagës III-a/1.
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.