BASHKIA MIRDITË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë Ekzekutive”, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pas procedurave të kryera, konform bazës ligjore e normative të sipërcituara, shpall se për pozicionin e punës:

  • “Specialist Protokoll”, pranë Drejtorisë Juridike dhe Prokurimeve Publike – Bashkia Mirditë.

Kandidati fitues, në fazën përmbyllëse të procedurës së konkurimit, të shpallur nga Komiteti për Pranimin dhe Ngritjen në Detyrë të nëpunësve civilë-Bashkia Mirditë, që ka fituar e do të emërohet në detyrë është:

  1. Elisara Gjini.

 

Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, brenda 5 ditëve do të nxjerrë aktin e emërimit të nëpunësit, Kategoria Ekzekutive, në pozicionin përkatës.