Në zbatim nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM Nr. 748 dt.19.12.2015, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pas procedurave të kryera, konform bazës ligjore e normative të sipërcituara, shpall se për pozicionin e punës:
- “Përgjegjës-Sektori i Buxhetit”.
Kandidati fitues, në fazën përmbyllëse të proçedurës së konkurimit, të shpallur nga Komiteti për Pranim dhe Ngritje në Detyrë të nëpunësve civilë-Bashkia Mirditë, që ka fituar e do të emërohet në detyrë është:
- Blerina Lekgegaj.
Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, brenda 5 ditëve do të nxjerre aktin e emërimit të nëpunësit të Kategorisë së Ulët Drejtuese në pozicionin përkatës.