BASHKIA MAT, ANULLIM PROCEDURE

Në zbatim të Udhëzuesit nr. 11, datë 10.02.2023, të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit
Civil, “Për unifikimin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil në drejtim të zhvillimit të procesit
të rekrutimit gjatë periudhës zgjedhore; pjesëmarrjes së nëpunësve civilë në institucionet e
administrimit të procesit zgjedhor; respektimit të të drejtave të tyre politike e detyrimeve
ligjore; ndërveprimin e nëpunësve civilë me “Platformat” apo “Rrjetet sociale” që shfaqen
për publikun nëpërmjet internetit, për të shmangur propagandën elektorale; si dhe masat që
duhet të marrin institucionet për të monitoruar situatën.”, ju njoftojmë se procedurat e
konkurrimit për pozicionet e lira në shërbimin civil
1. Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Projekteve të Huaja, në Drejtorinë e
Shërbimeve Bashkiake
2. Specialist për Rininë, në Sektorin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në Drejtorinë e
Shërbimeve Bashkiake
3. Specialist për Sipërmarrjen, në Sektorin e Tatimeve dhe Taksave Vendore, në
Drejtorinë Ekonomike dhe e të Ardhurave (2 pozicione)
do të pezullohen deri në përfundim të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023.