Në zbatim të nenit 22 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin,lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive’’, dhe VKM Nr.242,datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Mallakastër, njofton se nga shpalljet e datës 26.10.2021 kandidatë fitues të vlerësimit për proçedurën e ngritjes në detyrë dhe për proçedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë ekzekutive janë përkatësisht si më poshtë:
- Për pozicionin: Përgjegjës i Burimeve Njerëzore , Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore,Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria III-a/1 shpallet fitues Znj.Jonida Llaka
- Për pozicionin: Specialist Jurist , Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Juridike, Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria IV-a, shpallet fitues Znj.Merushe Qalliaj.