BASHKIA MALLAKASTËR, SHPALLJE FITUESI

Bashkëngjitur po ju dërgojmë shkresën me verifikimet përfundimtare për shpalljen e tre pozicioneve ku Bashkia Mallakastër , në cilësinë e Kordinatorit ka nënshkruar kontratën e grantit me autoritetin kontraktues , Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë. Sipas kësaj kontrate Bashkia me partneritet me Help – Hilfe zur Selbsthilfe dhe Qendrën Sociale Murialdo – Fier, me financimin e Bashkimit Evropian, po zbatojnë projektin model i qëndrueshëm i shërbimeve të integruara të punësimit dhe kujdesit shoqëror në Bashkinë Mallakastër. Në kuadër të Projektit Bashkia, Help dhe Q.S.Murialdo, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, njofton se nga vlersimet e aplikantëve për shpalljet e datës 08.06.2023, kandidatë fitues janë:

· Për pozicionin: Punonjës Social, shpallet fituese Znj.Rodina Elmazaj.

· Për pozicionin: Psikolog, shpallet fituese , Znj.Jonilda Gremi.

· Për pozicionin: Këshillues Karriere (Oficeri Përkrahjes për Punësim), shpallet fituese Znj.Eglantina Lazaj.