Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë Kategoria III-2
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të
përzgjedhura. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë në
shërbimin civil.