Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit
për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 10.09.2024, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për grupin e pozicioneve:
1. Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit,
Drejtoria dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
2. Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes e Taksave dhe Menaxhimit të
Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
3. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin, Sektori i Regjistrimit dhe Vlerësimit,
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Aldo Gjini,
2. Erjona Martini,
3. Silva Marku.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.