Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit
për Shërbimin Civil në Bashkinë Lezhë të datës 06.09.2024, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionet:
1. Specialist në Sektorin e Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore, Drejtoria e
Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
2. Specialist për Hartimin e Projekteve, Sektori i Hartimit të Projekteve, Drejtoria e
Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Mirela Pali,
2. Silda Danaj.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra