Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 10.08.2022, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për grupin e pozicioneve:
1. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b,
2. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Glorja Doda
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social – Kategoria III-a/1
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit janë:
1. Anila Rrushaj (Prendi)
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 31.10.2022 ora 13:00, në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve, Lezhë.
Bashkia Lezhë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve, kritereve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim në Drejtorinë e MZSH-së, pranë Bashkisë Lezhë, për pozicionet:
1- Zjarrëfikës, Shpëtues, Luftues,
2- Zjarrëfikës, Shpëtues, Luftues,
3- Drejtues automjeti/luftues,
4- Drejtues automjeti/luftues,
5- Punonjës informacioni.
Njofton se kandidatët e përzgjedhur janë:
1. Eliseo Noka
2. Gjergj Marku
3. Irdit Kalej
4. Klodian Dodaj
5. Nikolin Gazulli
6. Rrok Lushej
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27.10.2022 në orën 13:00 në ambjentet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë.