BASHKIA LEZHË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243 datë 18.03.2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Raportin Përfundimtar të Komisionit të Brendshëm për Lëvizjen Paralele nr.16107/5 Prot., datë 20.10.2022, Njësia Përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se për pozicionin e shpallur për konkurim:

1. Specialist i Kontrollit dhe Verifikimit në Terren, në Sektorin e Regjistrimit, Vlerësimit, Verifikimit dhe Kontrollit në Terren të Tatimpaguesve, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria III- b

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës të lëvizjes paralele në shërbimin civil, në shpalljen e shpallur për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidat të shpallur fitues.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.