Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionet:
1. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b,
2. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b,
3. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit në Shërbimin Civil të 29.06.2022, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, dhe pranimit në
shërbimin civil për pozicionin:
1. Drejtor në Drejtorinë e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës, në Bashkinë Lezhë- Kategoria II-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Z.Elson Frroku
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për shpalljen, lloji i Diplomës “Shkenca Ekonomike, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”, për pozicionin:
1. Specialist për të Ardhurat, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
1. Ardit Elezi
2. Elona Gjoka
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë në datën 19.07.2022 ora 13:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim dhe dosjes
personale më shumë se 45 pikë do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë që do të njoftohet për secilin kandidat të kualifikuar me e-mail.