Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit në shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 13.07.2022, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin e shpallur per konkurim:
1. Specialist i Ndihmës Ekonomike, Pak dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, në Njësinë Administrative Ungrej, kategoria IV-b
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Emirjan Ndreu
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionet:
1. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b,
2. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b,
3. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë , Kategoria IV-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
1. Rozeta Lleshi
2. Suzana Ndoj Faja
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 28.07.2022 ora
13:00, në sallën e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.