BASHKIA LEZHË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
1. Specialist i Ndihmës Ekonomike, Pak dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, në Njësinë Administrative Ungrej, kategoria IV-b

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit në Shërbimin Civil, të datës 06.06.2022, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
1. Drejtor në Drejtorinë e Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, në Bashkinë Lezhë- Kategoria II-b.
Lista e kandidateve fitues është si më poshtë:
1. Z.Nikolin Prendi
Kandidatet që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.