Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës Sektori, Sektori i Funksioneve Mbështetëse, Drejtoria e Bujqësisë, Ujitjes
dhe Administrimit të Pyjeve, Bashkia Lezhë-Kategoria III-a/1.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të
përzgjedhura. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë dhe
pranimit në shërbimin civil.